Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim dhe shitje të kokainës, njëri prej tyre zyrtar policor

 

Gjatë ditës së djeshme në Gjilan, nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është arrestuar një punonjës i policisë (staf civil) dhe një qytetar, të dyshuar se kanë kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

“Hetimet për këtë rast kishin filluar ditë më herët pas pranimit të disa informacioneve përmes rrugëve operative – hetimore me dyshimin së në këtë rast ishte i përfshirë edhe një punonjës i policisë respektivisht një zyrtar i stafit civil i punësuar në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. Kurse hetuesit e IPK-së në këtë rast kanë aplikuar metoda dhe teknika të hetimit  në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur 0.6 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe një sasi e konsiderueshme e pakove të cigareve me të cilat dyshohet se është bërë pagesa e substancës së dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas këtyre veprimeve hetimore të dyshuarit janë  arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës./ZHEGRA IME/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.