Arrestohet personi në Gjilan të cilit iu janë gjetur substanca narkotike në shtëpi

 

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i janë gjetur tre qese me substance narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 2.65 gram, në shtëpinë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe gjate kontrollit ne shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy grindera, një paketim me qese të vogla plasmasi , një thike, dhe tre qese me substance narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 2.65 gram”, thuhet në raport.

Tutje, në raport thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.