Babaҫe Faiku, një nga arkitektët e krijimit të Forcave Ajrore Shqiptare

 

E përgatiti inxh: Sokol Dema

(Në Ditën e Aviacionit Shqiptar)

Babaҫe Faiku ishte një nga themeluesit e Shkollës së Aviacionit Shqiptar, nën drejtimin direkt të të cilit u paraqitën me qindra pilot të talentuar.

Përvjetori i Aviacionit Shqiptar është edhe një homazh për aviatorët, të gjithë ata që dhanë jetën që qielli shqiptar të mbetej i paprekshëm. Është një homazh për të gjithë aviatorët, që nga dëshmori i parë i qiellit, pilotit Vasil Trasha deri tek i fundit Idriz Hoxha.

Kuadrot e Aviacionit Shqiptar u përgatitën jashtë vendit: atje morën dijen teknike e shkencore.

Komandanti i parë i Aviacionit Luftarak Shqiptar ka qenë piloti i talentuar Babaҫe Faiku, i lindur me 13 mars 1924, në një familje patriote vlonjate, pjesëmarrëse e luftës për pavarësinë kombëtare 1912.

Me mbarimin e Akademisë, ai kthehet në atdhe tashmë, si një pilot i përgatitur mirë dhe ku e priste detyra e organizimit të Aviacionit Luftarak Shqiptar, për ҫka ҫdo gjë kërkonte të fillonte nga e para.

Kjo detyrë u kurorëzua me sukses më 24 prill 1951. Në këtë ditë që është pagëzuar edhe si Dita e Aviacionit Shqiptar, nga aeroporti i Tiranës u ngrit në qiell avioni shqiptar i pilotuar nga aviatorët e talentuar dhe të paharruar: Peҫo Polena dhe Babaҫe Faiku.

Më pastaj u aftësua dhe kualifikua grupi i parë i aviacionit që morën titullin Pilot Ushtarakë të Klasit Parë: Vasil Trasha, Fahri Bubësi, Niko Hoxha, Babaҫe Faiku, Thanas  Gjiknuri, Haki Jupasi, Sokrat Basha, Veiz Kovaҫi, Luto Sadiku, Vasil Noni, Bego Hoxha, Dhimitër Robo, Sabri Toҫi, Qazim Krasniqi, Qiriako Trebick, Anastash Ngjela, Kosta Dade, Raqi Sevo, Vangjel Koroveshi, Azbi Serani dhe Luto Sadiku.

Në procesin e zhvillimit të armës së Aviacionit lindi nevoja për ngritjen e Shkollës së Aviacionit. Duke përkrahur këtë iniciativë, që ishte edhe ide e tij, Babaҫia vullnetarisht u vu në krye të punës, për ngritjen e kësaj shkolle e cila gjatë gjithë kohës u bë burim kryesor dhe i pashterrshëm për kompletimin e reparteve të aviacionit, me pilotë, teknikë dhe specialistë. Nga kjo shkollë u përgatitën breza të tërë kuadrosh.

Faiku ishte njëri nga arkitetktët e krijimit të Forcave Ajrore Shqiptare. Nën drejtimin direkt të tij u përgatitën me dhjetra e qindar pilot të talentuar.

E ardhmja e Aviacionit Ushtarak Shqiptarë duket se i përket helikopterëve të cilët janë shumë më të manovrueshëm dhe ekonomik.

Një repart helikopterësh të zhdërvjelltë, do të ishte një zgjedhje e mirë për nevojat e ushtrisë dhe shtetit në raste emergjencash apo fatkeqësissh natyrore.

Mjerisht deri më sot asnjë kompani shqiptare nuk është pjesë aktive në tregun evropian./Zhegra Ime/

 

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.