ÇOHU AGIM!
 
 
Shukrije Ramadani
(Kushtuar heroit, Agim Ramadani)
 
Lisat e Koshares, në heshtje të thërrasin
Të tregojnë për shokët që të erdhën pas,
Pse deri në fund Betejen se udhëhoqe?!
Çohu më trego, më kot po thërras!
 
Poezive në gjysmè, kush t’ia shtojè vargun
Shpresenë, gjallërinë, askush se ka si Ti
ngjyrat në kavalet, dorën tënde presin
Çohu Agim, vazhdoi përsëri!
 
“Ka nevojë Kosova për mua,”
Në ikje me buzëqeshje, m’i the këto fjalë
Nënat elemerisura me zemër thërrisnin
Me pushkët e trimave Agim ka ardhë!
 
E trimat me gjoks kufijt i rrënuan
Për troll e gjak shqiptari, luftuan
Malet që jatak, me vite ju falen,
Në heshtje betohen : S’falet gjaku i Juaj!
 
Lufa e tmerrshme shumë zemra i dogji
Dhembja deri në asht ende na përshkon
Në grilat e burgjeve shpresat thehen në pritje
Mitrovica matanë lumit ende tuj lëngue
Çohu Agim,  çohu e mbaje premtimin!
“Edhe  i vdekur kam me luftu”!!!
 

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.