DY – TRI FJALË PËR NJERIUN E MIRË TË SELISHTES

Fehmi Ajvazi

Vdiq Xhavit Asllani, selishtasi ynë, njeriu me të vërtetë i mirë – nëse kategoria “i mirë”, “i urtë”, ” i virtytshëm” ekziston si personifikim per njerëzit ! Dhe s’ka dyshim që ekziston. Pra, i këtillë ishte baci Xhavit. Njeri me plotë kuptimin e fjalës. Prind e fqinjë, punërorë e i afërt, gjithomonë si në këtë fotografi: me këtë qeshje plotë jetë e respekt.

Do ta kujtoj personalisht këtë bashkëfshatar, jo për kurtuazi por për respektin që e ka merituar së gjalli, pa asfar dileme. Ani pse pa shkollë e akademi, ai mbante gjithmonë me vete një laps, mbase edhe një letër, disa herë edhe një tranzistor atëherë kur qe trazuar Kosova. Ishte i informuar, dhe mos harroni: ishte nga të rrallët që lexonte gazeten ditore !

Unë kam pasur një relacion ndryshe me bacen Xhavit. Ai, ka punuar në kohë sezonale disa vite në Zvicer dhe, nuk është se nuk ka qenë i afërt edhe me njerëzit e Lëvizjes. Njëherë, mbase edhe dy herë, më ka rastisur ta takojë nën hijen e një molle, në aren e Shpatit duke e lexuar revisten “Shqiperia e re”. Nuk kisha nevojë të “nxitohesha” sepse, ai kishte në të 80-at një djal student, dhe ishte e kuptueshme. Aso kohe, nuk shtroheshin pyetje mbi literaturen e ndaluar…Ajo, as nuk më mungonte…!

Për plotë arsye, ndaj dhimbje me të gjithë dhe veçmas me familjen e tij të madhe pse baca Xhavit, u nda prej nesh. Ndërkaq, ne të gjithë ndajm kujtime për te. Iku ky njeri i mirë, besnik edhe i traditave, zakoneve dhe mbi të gjitha besnik i  frymës së shenjtë mbi tokë, e përtej  saj. Por, keshtu e ka jeta !  Dhe jo ndryshe…

U prehtë në paqe njeriu i mirë i Selishtes. Atje, u kthye baca Xhavit – në amshimin e tokës që e deshi, dhe e respektoi si veten…/ZHEGRA IME/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.