Gjilan: KBI ndau 200 pako ushqimore për familjet me jetimë dhe me gjendje të rënduar sociale

 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 200 pako ushqimore për familjet me jetimë dhe familjet me gjendje të rënduar sociale.

Pakot ushqimore përmbanin gjëra elementare për ushqim, bashkë me nga një thes miell 25 kg. Këtë aktivitet e përcolli nga afër kryetari i ShHB “Bereqeti”, Behxhet Ajvazi, zëvendësi i tij, Xheladin Fazliu, kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, dhe kryeimami Iljaz Mustafa.

Ky projekt i ShHB “Bereqeti”, përveç se në Gjilan, u realizua edhe në shumë komuna të tjera të Kosovës me mbështetjen e donacioneve saudite, ka bërë me dije Agim Hyseni, koordinator i ShHB “Bereqeti” – dega në Gjilan./Zhegra Ime/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.