Gjilani përforcohet me sulmuesin Solomon

 

Theophilus Solomon është emri i afrimit më të ri të Gjilanit. Për afrimin e ri ka njoftuar klubi nga qyteti me të njëjtin emër.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite. Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit. 

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, ka njoftuar klubi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.