Haziri: Kanë humbur betejën me COVID-19, nënë e djalë, kjo dhimbje e madhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët për t’u vaksinuar

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Arifi nga Zhegra, pasi nëna Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19.

Haziri ka thënë se kjo është dhimbje e madhe për të gjithë dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të vaksinohen kundër këtij virusi.

“Kemi dhimbje të dyfishtë pasi nënë e birë, Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19. Kjo është dhimbje e madhe dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të kenë kujdes maksimal, t’i respektojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen domosdo, pasi është e vetmja mënyrë e ruajtjes së shëndetit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifi. Lutemi që të bëhen të fortë dhe ta përballoni këtë dhimbje të madhe”, ka thënë Haziri./Zhegra Ime/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.