Hetohet rasti i një të shtëne me armë zjarri në Remnik të Vitisë

Një qytetar nga fshati Remnik i komunës së Vitisë, ka raportuar në polici se kishte dëgjuar një krismë arme.
Njësitë policore pasi janë njoftuar kanë dalë në vendin e ngjarjes me c’rast në murin e shtëpisë kanë gjetur një predhë (plumb) 7.65 mm.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, kurse rasti vazhdon të hetohet, ka njoftuar policia./ZHEGRA IME/