Hetohet rasti i një tentim rrëmbimi në Gjilan

 

Një rast tentim rrëmbimi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Gjilan.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orën 22:20, ndërsa viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një i dyshuar mashkull kosovar duke e kapur për dore ka tentuar ta futë në veturën e tij.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka arritur të largohet dhe të futet në një lokal.

Rasti vazhdon të hetohet.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.