Hyseni: Po vëhet në funksion shkalla e parë hidraulike në komunën e Gjilanit

 

Njësiti i zjarrfikësve është pajisur sot me një automjet për shuarjen e zjarrit, me shkallë hidraulike me gjatësi prej 30 metrash.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se e  gjithë kjo u bë e mundur falë ndihmës dhe bashkëpunimit të mirë me bashkatdhetarët tanë dhe organizatën gjermane, që mundësuan sigurimin e kësaj makine të vlefshme për komunën e Gjilanit dhe trajnimin e stafit për këtë qëllim.

“Mirënjohje dhe falënderim për organizatën gjermane “Konvoi der Hoffnung”, vëllezërit Orana: Orani Group GmbH, Heidelberg, Orani GmbH Karlsdorf dhe Orani Malersysteme AG Zürich, aktivisten Sabile Aliu Sahiti, aktivistin Veli Hyseni dhe gjithësecilin për angazhimin. Tashmë jemi më të sigurt”, ka thënë kryetari Hyseni. /ZHEGRA IME/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.