Ka filluar dezinfektimi i shkollave dhe institucioneve parashkollore në komunën e Gjilanit

 

Nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, është bërë me dije se filluan me dezinfektimin e shkollave dhe institucioneve parashkollore në komunën te Gjilanit.

“Së bashku me ekipin fantastik po punojmë që të ofrojmë higjienë për nxënësit në radhë të parë, e rrjedhimisht edhe për mësimdhënësit e punëtorët e tjerë brenda objekteve shkollore”, thuhet në një njoftim të kësaj Drejtorie

Bëhet e ditur se sot dhe nesër do të përfundohen 62 institucione arsimore, ku 3 prej tyre do dezinfektohen më vonë, për shkak të punimeve e renovimeve përbrenda shkollave.

“Edhe pse është fundjavë, ne jemi zotuar që përgjegjësia jonë për të ofruar shërbime do të realizohet. Punë të mira po bëjmë”, thuhet në njoftimin e DSHMS-së. /ZHEGRA IME/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.