Kanë bashkëbiseduar për finalizimin e projektit të “Qendrës Kulturore për Komunitete”

 

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani priti në takim Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport Kushtrim Zeqirin, Drejtorin e Agjencionit për Zhvillim Rajonal, Agim Zekën, si dhe përfaqësuesin nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjilan, Artan Hoxhën.

Gjatë takimit u bashkëbisedua për fillimin dhe vazhdimin e projektit të “Qendrës Kulturore për Komunitete”, deri në finalizim, të këtij projekti që ka filluar në vitin e kaluar i inicuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik i përkrahur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Gjilanit.

Pasi që projekti është në fazën finale të realizimit në ktë takim u tha se janë bashkërenduar të gjitha aktivitetet rreth fillimit të punëve për përfundimin e këtij projekti në këtë vit kalendarik./Zhegra Ime/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.