Këngëtarja shqiptare nga Holanda, me projekt të ri muzikor

 

Këngëtarja e re me prejardhje shqiptare, Alisa Opari Luzi, ka lindur në Holandë, por me prejardhje është nga Shqipëria, transmeton albinfo.ch.

Ajo është në fillimet e karrierës së saj muzikore dhe deri tani ka kompozuar 3 këngë, ku e fundit është në gjuhën shqipe dhe holandeze.

Pavarësisht se nuk ka lindur në Shqipëri, me një shqipe të pastër ajo tregon për publikimet e saj dhe jetën artistike larg vendlindjes.

“Pasioni im për të nxjerrë një këngë, ka filluar gjatë shkollës ku dhe kemi dhënë shumë koncerte. Mbaj mend një shfaqje në Carre, teatrin më të madh në Holandë, ku unë në atë kohë isha 17 vjeç. Ishte një eksperiencë shumë e madhe për mua dhe unë mendova që e dua vërtet shumë dhe dua të provoj më shumë”, tregon artistja shqiptare. /Albinfo.ch

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.