Komuna e Gjilanit edhe me 40 persona të infektuar nga COVID-19

Nga raporti i fundit prej Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftohet se janë infektuar edhe 40 qytetarë me Coronavirus prej komunës së Gjilanit.
Rastet janë: 32 nga qyteti i Gjilanit, 2 raste nga Llashtica si dhe nga 1 rast prej fshatrave: Bresalc, Dobërҫan, Zhegër, Livoҫ i Epërm, Malishevë dhe Ponesh./Zhegra Ime/