( Nga fjala e kryetarit të SHBP-Dega në Gjilan, Selajdin Abdullahu, në tubimin përkujtues për atdhetarin e devotshëm, Sabit Rexhepi )

E nderuara familje e Sabit Rexhepit!

Të nderuar pjesemarrës të këtij tubimi!

Jemi tubuar për të përkujtuar veprimtarin e Lëvizjes Clirimtare, Sabit Rexhepin, njeriun i cili i kushtoi gjithë jetën e tij çlirimit të vendit- atdheut të tij të shtrenjtë e të dashur.

Sabit Rexhepi u lind më  07. 03. 1947 në Skifteraj të  Komunës së Vitisë. Ka mbaruar shkollen fillore në fshatin e tij dhe në qytetin e Vitisë, kurse shkollen e mesme të tekstilit në Gjilan si dhe Shkollën e Lartë, poashtu të tekstilit, në Leskovcë. Ishte baba i 5 fëmijëve të mrekullueshëm.

Deri në vitin 1981 kishte punuar mjeshtër i makinerisë dhe kryepunëtor në Kombinatin e Tekstilit në Gjilan, kurse nga vendi i punës e larguan më 16. 12. 1981, dhe pë r shkak të aktivitetit të tij patriotik, u burgos nga Sigurimi Shteteror Jugosllav.

E pas hetuesisë shumë mujore, duke e maltretuar ç’ njerëzisht, u dënua me 6 gjashtë vite burg të rëndë. Ai burgun e vuajti në Burgun e Qarkut në Gjilan, mandej në Burgun e Qarkut në Sarajevë në Burgun Ndëshkues Përmirësue e Spitalor në qytetin e Foqës në Bosnje. ……

Ishte anëtar i Grupit Ilegal GMLK, asokohe në grup me Nazmi Hoxhen udheheqës i Grupit. Në këtë grup bënin pjesë edhe shokë të shumtë si: Bejtullah Tahiri, Basri Musmurati, Naim Salihu, Shemsedin Hoxha, Shaip Ismajli, Hilmi Ramadani, Sadri Sherifi, Xhevat Ajvazi, Nijazi Idrizi, Xhemshit Osmani, Selim Ahmeti, Farush Mjaku, Hisen Demelezi, Tahir Lubishtani e plotë të tjerë ngaAanamorava e me gjërë prej vise tjera nga Arbëria.

Grupi i GMLK-s në të cilin vepronte Sabit Rexhepi ishte një ndër grupet më të organizuara deri atëherë në trojet e pushtuara shqiptare dhe aktiviteti i tyre ishte i gjithanshëm kundër pushtuesve shekullor. Përveç aktiviteteve në Kosovë, ky Grup, pra GMLK-ja, në prag të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, më 01. Prill 1981, vendosi te shperndaje trakte neper vendbanimet shqiptare atje. Prandaj, me 27 mars 1981 u organizua shpërndarja e trakteve në Gostivar, Tetovë dhe fshatrat e kë tyre qendrave të më dhe shqiptare.

Traktet i shpërndan Nazmi Hoxha me Sabit Rexhepin, ndërsa në Shkup e Kumanovë dhe fshatrat për rreth, Bejtullah Tahiri me Selim Ahmetin. Në shpërndarjen e k tyre trakteve në lagjet e Shkupit morën pjesë edhe Kadri Luzha e Ferid Collaku nga grupi i GMLK-së në Kaqanik.

Në këtë aksion të shperndarjes është udhëtuar me veturen e Sabit Rexhepit.

Në aksione të ndryshme, anëtarët e organizatës, gjithmonë shkonin të armatosur dhe të paisur me dorëza dhe benzinë . Edhe kesaj radhe në Maqedoni ishin mjaft të përgatitur dhe të armatosur si përherë në aksione të tilla. Shpërndarja e trakteve kishte filluar në  ora 22.00 të datës  27 mars 1981 dhe kishte zgjatur deri te nesërmen në ora 03.30.

Meqë në demonstratat e vitit 1981 dominonte parulla “Kosova Republikë ”, kërkesë kjo  ë synonte barazimin e statusit te Kosovë s me republikat tjera në  kuadër të  ish-Jugosllavisë , OMLK-ja hartoi “Tezat rreth Frontit Popullor per Republikën e Kosovës”, me synim të p rfshirjes së të gjitha shtresave të popullsisë,  përkatë sisht organizatave dhe grupeve të fshehta të organizuara në  një  front të përbashkët  për realizimin e kësaj k ërkese  rinore.

Sabiti merrej edhe me organizimin e udhëtimeve të ilegalëve sic ishte edhe rasti kur Hydajet Hyseni ishte i strehuar të Sabit Rexhepi. Me këtë rast, Nazmiu e ngarkoi Shemsedin Hoxhen ta dergoj Hydajetin në Prishtinë me veturen e Ymer Halimit. Pra, ai ishte shumë praktik dhe shumë shpejt ishte në  gjendje të bënte organizimin pë r nevoja të  veçanta në shërbim të  organizatës.

Edhe në vjesht  në vitit 1981, Nazmiu u kujdes p r strehimin e Hydajet Hysenit, i cili ka q ndruar i strehuar në Gjilan për 10 ditë , në shtëpinë e Ismet Rexhepit, vellait të Sabitit. Për Hydajetin, Sabiti i thotë nënës së  tij se ky është Jusuf Raci nga Peja dhe se gjoja ka ardhur për të  dhë në provimet në Shkollën e Lartë në Gjilan.

Sabit Rexhepi së bashku me bashkë fshatarin e tij, Jakup Halimin ishin përfaqësuesit me dinjitoz të punëtorë ve ku punonin, njëri në kombinat të tekstilit në Gjilan e tjetri në Gjenevë të Zvicrës.

Edhe pas daljes nga burgu, baca Sabit, nuk e ndaloi aktivitetin e tij kund r regjimit shovinist dhe pushtuesve jugosllav, kështu ai në debatin publik për ndryshimet kushtetuese më 1988 kundër asaj autonomie të cunguar të KSAK, ishte ngritur dhe publikisht kishte mbrojtur me zë të lartë të drejtat e popullit të Kosovës, duke kërkuar të drejta të barabarta me njësit federale dhe të drejtën e Kosovës për statusin e Republikës.

Fjalimi i tij dhe qendrimi brilant i Sabitit, i kishte lënë të gjithë të tubuarit e lidhjës socialiste me gojë hapur.

Pas këtij fjalimi të guximshëm të Sabit Rexhepit, aktivist t e LKJ-së që kishin ardhur p r t’a mashtruar popullaten se Kosova nuk humb asgjë, por forcohet autonomia, nga punëtorët e popullata mbetën të anashkaluar, ndërsa Sabiti fitoi respekt, jo vetëm nga popullata shqiptare e Gjilanit, por edhe më gjërë.

Për këtë u arrestua dhe u dënua për disa muaj me burg nga pushteti i atëhershëm.

Gjatë vitit 1991-1994 Sabit Rexhepi ishte kordinator i vezhgimit me shokë  në Gjilan, ku bë nin p rcjelljen e hyrjës dhe daljës së forcave ushtarake-policore serbe në relacionin Gjilan -Prishtinë , njëkohësisht mbledhnin edhe informacione tjera. Krahas kësaj, pra në të njëjtën kohë  ishte anëtar i komisionit qytet-fshat.

Pas përcjelljës së vazhdueshme nga pushteti dhe sigurimi i atëhershëm për ta arrestuar, arratiset për në Gjermani prej nga pas një kohe të shkurt r kthehet në Shqipëri, aty do punojë në fabrikën e vaj-sapunit në qytetin e Rogozhinës duke qenë si përgjegjës i repartit për 5 vite me radhë .

Gjatë  luftës së vitit 1999 në Kosovë u përkujdes për shumë aktivistë dhe refugjatë për strehim dhe nevoja të tjera.

Pas kthimit në Kosovë  , në fund të dhjetorit të vitit 1999, angazhohet në PDK duke bartur funksione të ndryshme si kryetar në ndege dhe anëtar i këshillit drejtues për 12 vite me radhë . Me vite të tëra kishte ndihmuar edhe shoqatën “Miqtë e TMK-së ” , ”Nënë Terezen dhe OJQ-të tjera.

U nderua me mirënjohje nga SHHB “Nëne Tereza”, LDK-ja, PDK-ja si dhe TMK-ja.

Një kontribut të madhka dhënë në Shoqatën e të Burgosurve Politik të Degës së Gjilanit duke u angazhuar herë si anëtar i kryesisë, e në fund për 5 vite me radhë , kryetar i Shoqatës, duke e udhëhequr në mënyrë  shumë dinjitoze.

Sabit Rexhepi ka lë në edhe disa libra, si: Romanin Kronikë ” Për Republik  ” dhe “Tokë e bukës tonë”,  etj.

Lavdi jetës dhe vep ës atdhetare të Sabi Rexhepi!

Faleminderit për vëmendje!

Skifteraj, me 28. 11. 2022 Kryetari i SHBP-dega Gjilan, Selajdin Abdullahu /GJILANI INFO/