Kryetari Alban Hyseni: Viti 1999 ishte vit i vështirë, i gjithë vendi ishte i përfshirë në luftë

Popullata civile ishte e pambrojtur edhe për faktin se ushtarakisht nuk ishim të barabartë me armikun, andaj viktimat ishin kryesisht civile.

Ditën e 30 prillit te vitit 1999, në Llashticë forcat serbe sulmuan banorët. Ata së pari i vranë, më pas dogjën kufomat, rrënuan shtëpinë dhe viktimat u varrosën në gërmadhat e shtëpisë së tyre.
Ajo që dikur ishte streha e tyre e sigurt, u bë varri. Ata u varrosën në vendin ku jetuan, aty ku përjetuan gëzimin e hidhërimin, aty ku dikur lindi jeta u bë morti.

Të mbijetuarit rrëfejnë për tmerrin që përjetuan gjersa familjarët e tyre vriteshin, digjeshin dhe varroseshin para syve të tyre.

Ne bëmë homazhe pranë varreve të viktimave të Masakrës së Llashticës dhe ishim në hapjen e Ekspozitës me fotografi dokumentuese nga Masakra, fotografi të papublikuara më parë.

Detyrë e jona si institucione është ta dokumentojmë dhe zbardhim Masakrën e Llashticës dhe kriminelet të vihen para drejtësisë.

Lavdi të rënëve të Masakrës së Llashticës, ka shkruar në faqen zyrtare të Komunës, kryetari, Alban Hyseni, pashomazhe pranë varreve të viktimave të Masakrës së Llashticës./Zhegra Ime/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.