Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni po qëndron në vizitë studimore në Turqi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryetarët e Komunave të Kosovës, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Turqi, nën organizim të përbashkët nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe me mbështetje nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (GIZ).

Gjatë kësaj vizite, kryetari Hyseni bashkë me kryetarët tjerë të Komunave, janë mirëpritur në takim nga kryetari i Komunës së Bagcilar, Abdullah Özdemir, i  cili i ka njoftuar rreth sfidave, aspekteve ligjore e financiare të menaxhimit të integruar të mbeturinave, duke ndarë praktikat më të mira.

“Në Bagcilar, patëm rastin të vizitonim fabrikën e ndarjes së mbeturinave të paketimit të një qarku që ka afro 750 mijë banorë, e të shihnim nga afër procesin e menaxhimit të tyre. Kombinimi i standarteve dhe praktikave më të mira, do të lehtësojë lansimin e procesit të menaxhimit të integruar të mbeturinave edhe në komunat e Kosovës”, ka thënë kryetari Hyseni./Zhegra Ime/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.