Lapidari yt është ngritur në zemra

Mirishahe Limani Hiler

( Kushtuar Anton Çetës )

Sot, të pashë uragan
në sytë e atyre që ua ndale lotin
Të pashë në shtëpitë e atyre
ku perdet e zeza
mbaheshin të lëshuara
natë e ditë
Të pashë sot
në shtëpi të mbushura
buzëqeshje djaloshare
Në luadhet e pajtimit të pashë
tek shtrëngoje duartë e forta burrërore
Të pashë tek hjekje peshën mbi supe të shumë grave fisnore
Pas njëzet e katër viteve
pashë sot djelmosha fatbardhë
që mbajnë emrin tënd krenarë
Të pashë sot në shumë tryeza
tek flasin mallëngjyeshëm për ty
aty ku ripërtërihet urtësia e dashuria jote
Të pashë sy më sy
në memorjen kolektive sot
E me vete thash
sa mirë o Zot
Pak ka rëndësi një lapidar
në sheshin e Prishtinës së përllomur sot për sot
Sheshi që mbanë emrin tënd
reflekton paqe e dashuri
është hapësirë e ngrohtë siq e dëshirove
Pusho i qetë!
Sot të pashë në memorjen kolektive si kurrë më parë
Të freskët, të urtë, gojëartë e shpëtimtarë.
Të pashë sot …
May be an image of 1 person

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.