Lëndohet i mituri në një aksident trafiku në Gjilan

Në rrugën “7 Shtatori” të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore.
Policia bëri me dije se vozitësi nga pakujdesia ka goditur me veturën e tij çiklistin e moshës së mitur.
Çiklisti dhe pasagjeri i tij, i mituri, kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, njofton policia
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Zhegra Ime/