Libri

 

Femi Halimi

Kushtar Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit

23 Prililli tanimë u bë për gjithë botën Ditë e Festës për Librin si dhe për të drejtat e
autorit. Gjendja e rëndë e njerëzimit tani e dy vjet veçanërisht me kovidin dy vjet dhe
tani me luftën në Ukrainë, ka ndikuar në rënien drastike ekonomike e sociale për një
pjesë të madhe të popullsisë te ne, -si në gjithë botën, -dhe me këtë edhe të rënies së
librit.
Libri kështu tani ka rënë në pikën më të ulët në gjithë historinë e tij dhe kriza e librit
është pasqyrë e krizës së njerëzve. Shkaqet e rënies së librit përveç kalimit në interent
dhe të daljes së internetit për libër të veçantë, shkaqet pra janë edhe të natyrës
njerëzore, që do të thotë se njerëzimi ka rënë nga vendi ku e ka dhe ku duhet të jetë!
Prandaj jepet të kuptohet se me librin shkon edukata dhe arsimi dhe se pa këto nuk ka
as të interesuar për libër, -sepse nuk e njeh më gatise kush librin, -a pa njohjen e tij nuk
ka as interesim për të.
Kthimi drastik edukues dhe arsimues dhe rënia e madhe kohët e fundit ka ndarë thellë
njerëzit nga libri dhe me këtë në këtë kohë është krijuar një soj i njerëzimit që vrapon
vetëm pas nevojave fizike dhe kjo ka ndodhë edhe tek ne.
Kur nuk kemi më në Kosovë as shtyp ditor tanimë, edhe më shumë e ka heqë
pështetjen për librin në vend tonë dhe ka zbehë në masë të madhe gjithë kulturën e
kombit këtu.
Si janë njerëzit –ashtu janë edhe librat!
Gjendja e njerëzve është gjendje edhe e librit.
Nëse është libri këtu në agoni, -që është vërtetë ka kohë, -edhe njerëzit janë kështu.

Libri

Libri është publikacion i përkufizuar, i shtypur me më së paku 49 faqe, -sipas UNESKO
–s. Do të thotë se libër nuk mund të quhet një tekst me më pak se 49 faqe -dhe ky
është atraksion publik që mund ta provojmë më njerëz në bisedë provokuese studimi në
vend publik për kuriozitet!
Me më pak faqe, çdo shtypje quhet broshurë ose kështu diçka. Mund të jetë edhe tekst
diplome fakultetit, ose seminari, a përmbledhje tregimesh të shkurtë, a të rregullave, a
ligjeve, e tjera.
Tani veç librit material e të shtypur si është, ka edhe libër interneti dhe për më tepër
vetë interneti është libri i ri i tanishëm dhe i ardhmërisë.

Historiati

Histroria e librit ka më se 7000 vjet.
.Librat e parë të vërtetë u lajmëruan në Lindje. Librat në Kinë mbaroheshin me
dërrasëza bambusi, a më vonë me rrotulla nga pambuku. Në Babiloni, e vende tjera
të arritura të atyre kohëve, gjegjësisht të mbretërive, librat shkruheshin me shkopth druri,
me shenja germa, në pllaka të buta prej bote a deltine. Ato pllaka mandej kur
mbushehsin me shkrime tereshin dhe piqeshin në furra sikur buka.
Egjiptasit e vjetër shkruajtën në pllaka druri dhe guri, e më vonë në rrotulla prej papirusi
a kallami.
Grekët dhe romakët kishin libra ndryshe. „Ligjet“ e njohur të grekut pushtetar e dijetar
Solonit ishin të gdhendur në pllaka druri , kurse „ Ligjet romake“ -12 Tabelat ishin të
latuar në 12 tabela guri. Zakonisht në mësim e shkollim shërbeheshin me pllakëza druri

të lyera me dyll të zi dhe në të cilin shkruanin e ushtronin në shkollë zakonisht me laps
që e quanin „Stilus“ që ishte nga kallami.
Libri ishte dorëshkrim ose kodeks si quhej në Greqi e Romë, e që zgjati ashtu deri me
shpikjen e Makinës së Shkrimit të Gutenbergut, e mandej të shtypshkronjës. Tani kemi
kompjuterin dhe digjitalizimin sa shkrimi dhe publikimi janë punë shumë e lehtë për
përgatitje teknike të shkrimit. Megjithkëtë shkrimi edhe kështu si është tani, sërish është
me një pjesë punë fizike dhe shumica e njerëzve për këtë që merren me shkrime a që
duhet medoemos të merren me shkrime ankohen për probleme të rënda trupore e
shëndetësore gjatë punës së shkrimit e publikimit!
Dihet porse sa më shumë të lexohet sytë në rend të parë zhvillohen dhe përforcohen sa
bëhen të fuqishëm edhe në pleqëri të thellë po të lexohet çdo ditë me një kohë të
caktuar të mjaftueshme për mbajtjen e muskujve dhe funksioneve fizike të brendshme
dhe të jashtme të syve. Nëse lexojmë kështu çdo ditë do të shohim mirë e nuk do të
kemi nevojë për syze të shumtën, që është e vërtetë, e që vjen nga përvoja me lexim e
angazhim me librat.
Ato pllakëzat ashtu, ku qe fjala te libri në vazhdim, të kryera me tekst, lidheshin me
unaza metali a ari, a argjendi, e bëheshin mandej „libra“. Librat e këtilla më të vjetra
janë shkrimet sumere, të bëra në pllakëza bote –deltine dhe me shkrim me kunja të asaj
kohe e të asaj gjuhe atëherë sumere. Ajo ndodhi atje dukud në shekullin e tridhjetë të
kohës së vjetër, me sa mund të supozohet nga dëshmitë materiale. Një libër të tillë e
kemi te Epi për Gilgameshin, në teritorin e sumerëve e akadëve të vjetër dhe nga
Pallatet e Mbretit nga shekulli i tetë i kohës së vjetër, por që përmbledh treegime të një
kohe shumë të lashtë më parë, e që i përkiste përafësrsisht shekullit tridhjetë e tutje.
Më së shumti librat e kohës së vjetër bëheshin nga dërrasa druri lyer me dyell, nga
pllaka hekuri, ose nga rrasa guri. Bëheshin por edhe në lëkura të kafshëve, të rexhura e
të terura për shkrim posaqërisht dhe quheshin tek romakët „tabule“ për nga përmbajtja
kurse pergamenë për nga objekti ku bëhej shkrimi. Kurse rrotullat ishin me material të
butë, nga pergamena, fletëza druri a papirusi të përpunuar mirë, e të pëpshtjelliur rreth
një sopëze shkopi, të zbukuruar skajeve. Madhësia mandej ishte e ndryshme, si dhe
stili e luksi i përpunimit të trupit të librit ishin poashtu mjeshtri në vete.
Për librin si ishte nga fillimi, për zhvillimin e tij si dhe për librin tani mund të shkruhet
shumë, por mund të themi se libri kur nuk kishte teknikë si ka teknikë tani, bëhej me
shumë vështirësi si dhe për kohë shumë të gjatë të punës. Një libër mezi shkruhej
brenda vitit, kurse librat e mëdhenj bëheshin edhe me shekuj mezi. Kështu „Talmudi“ i
hebrejve, një përmbledhje e librave të profetëve, e profetëve si dhe e Ligjit, po edhe e
shënimeve praktike e periodike, e historiatit të renditë të shërbimit në tempull të besimit
të tyre, -u nis në vitin 90 në qytetin jamnia në Israelin Jugor atëherë dhe mezi përfundoi
në vitin 450 të kohës së re. Për më tepër edhe 50 vjetë tjera –deri më 500 vitin,
mjeshtrit e shkrimit atëherë –skribët e përfunduan talmudin e riredaktuar dhe të
plotësuar, ashtu që i pari u quajt i Jerusalemit, e i dyti –i Damaskut.
Tani por edhe libri më i komplikuar, qoftë me madhësi e gjatësi edhe me miliona herë
më i madh se vetë toka, mund të shkruhet e publikohet për pak kohë, për brenda ditës,
përmes internetit!…

Në shekullin e pestë pergamenën e zëvendësoi krejtësisht papirusi. Në pergamente
shkruhej në një anë, kurse në papiruse u arrit të shkruhej në të dyja anët. Ata lidheshin
me shirita lëkure dhe me to bëheshin ashtu fletore pune. Ato fletore mandej u jepeshin
shkruesve a autorëve që të mbusheshin me shkrime.
Përafërsisht sikur në kohën tonë, edhe në të kaluarën ishte puna kolektive e një
përgatitësi të librave dh ishte zanat i levërdishëm puna e shtypësit e bërësit të librit dhe
paguhej shumë mirë! Në shtyp –shkrim të lbrit merrnin pjesë mandej kaligrafët dhe
iluminatorët, që ishin shkruesit bukur e drejt si dhe redaktorët e të tjerët që ndihmonin
që libri të dilte sa më mirë.

Kodeksl

.Pergamena

Llojet e librave
-Albume, ditare libra mësimi, enciklopedi, fjalorë, përmbledhje lëndësh të ndryshme
studimi, si dhe shkrime të botuara në letërsi a histori, a studim të diçkaje.
Gjithçka bëhet në formë libri është libër, me kusht që të ketë një minimum faqesh, për
një kuptim unik përbrenda. Libri është vendi ku përmbledhen dituritë si dhe shënimet,
dokumentet, dëshmitë, ligjet, të drejtat e detyrimet, si dhe kultura, besimi, argëtimi e
mënyrat tjera të veprimtarive njerëzore intelektuale.
Ka pasë por raste kur librin e ka përcjellë njerëzimi edhe me kujtesë e me gojë, e ka
ruajtë brez pas brezi dhe e ka shkruar mandej kur ka pasur mundësinë e shkrimit të tij!
.

Makina e Shtypit

Deri në gjysmë të shekullit të 15 botimi i librit ështe punë shumë e rëndë, e ngadalshme
dhe e shtrenjtë. Librat para shtypit, kur bëheshin me dorë, quheshin (në Europë)
–„inkunabula“. Me makinën e shkrimit në shekullin 16, në Gjermani, u përshpejtua
shtypi dhe shumëzimi i librave, sa u bë një revolucion i vëtetë në punë me libra si dhe
në shkollim e profesion arsimues.
Shkrimi me makinë ishte larg më i mirë se me dorë, pasise me makinë ishte shkrimi i
pandryshueshmëm sepse përdorej e njëjta germë e punuar, përderisa me dorë nuk
mund të arrihet njëjtësia e shkrimit, sado që ketë një shkrues të aftë shumë.

Tani jemi në kohën e librave elektronikë, të internetit dhe të Bibliotekave Kompjuterike,
ku mund të ketë libra pa kufi shumë e ku ruhen me lehtësi miliona e miliona libra në një
vend shumë të vogël, sa një USB.
UNESKO feston Ditën Botërore të Librit dhe të drejtave të autorit që nga viti 1995, ku
përmendet mandej kultura dhe arritja e njerëzimit, e popujve dhe e autorëve botërorë në
shkrime e studime, si dhe në përparimin e lirive dhe të drejtave për gjithë njerëzit e
botës. Duke përkujtuar gjithë autorët e librave botërore që bënë një kulturë unike
botërore, UNESKO  më 1995, në Konferencën Gjenerale, shpalli 23 prillin Ditë Botërore
të Librit dhe të drejtave të Autorit, me dëshirë që të nxitë autorët në gjithë botën për
krijimin e mëtutjeshëm të librave dhe ideve të diturisë e të lirisë për të gjithë.
Kurse idea për Festën e Librit erdhi edhe praktikisht nga Katalonia, ku veç ishte traditë
dhurimi i librit në një ditë që ishte Dita e Shëngjergjit. Në të vërtetë në atë ditë femrat e
Katalonisë u dhuronin mashkujve të vendit gjithë ditën libra që kishin mbledhë a blerë
tërë vitin për atë ditë, kurse mashkujt për mirënjohje u dhuronin femrave lule të freskëta!
Konsiderohet se në Kataloni ashtu në veçanti nga Spanja, qarkullojnë me këtë
manifestim në vit më se 100 milion libra!…Me këtë, ky manifestim është shtytësi më i
madh mbajtjes së librit në jetë –kështiu si është, libër me letër dhe që shtypet në
Shtypshkronjë.
Kemi tani librat elektronikë dhe publikimet leketronike, librat që ofrohen për lexim në
internet me adresë, me pak pagesë. Dosido jemi në kthesë historike për librin, sikur
jemi edhe për veten, e që e ardhmja do ta tregon më mirë pozitën e librit në njerëzimin
si dhe rolin e mëtutjeshëm të librit në punën mësimore, studiuese dhe jetësore të
njerëzimit.
Si do të jetë njeriu, si do të jetë kombi, si do të jetë arsimi, -i tillë do të jetë edhe libri!
Ku është njëri, -aty dikund është edhe tjetri!…
Gëzuar Dita Botërore e Librit dhe festa për të!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.