Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan, Xhevdet Mehmeti.

Në këtë takim, kryetari Hyseni dhe drejtuesit e OVL UÇK-së kanë konfirmuar se më 13 gusht (e shtunë), në ora 12:00, do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij.

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari i OVL UÇK-së, Xhevdet Mehmeti, kanë ftuar familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët e luftës si dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit, Enver Pacolli. /ZHEGRA IME/