Nderohet vepra e dëshmorit, Mehmetali Behluli

 

Sot janë bërë homazhe në sheshin qendror të fshatit Dobërçan, për të nderuar veprën e dëshmorit Mehmetali Behluli nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini dhe nënkryetari për komunitete, Kadir Hysein.

“Jemi sot së bashku me nënkryetarin Hyseni, me zyrtarë komunalë, Këshillin e fshatit, organizatës “17 shkurti” dhe banorët e shumtë jemi në homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit Mehmetali Behluli, i cili ka dhënë jetën për të mos vdekur kurrë dhe njëkohësisht për të qenë nderi i fshatit, i Komunës së Gjilanit, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve”, ka thënë kryesuesja Kurteshi-Emini.

Ajo tha se Liria që sot e gëzojmë ka themelet pikërisht në gjakun e dëshmorëve që edhe sot na bëjnë roje.

“Neve sot na mbetet që të gjithë bashkërisht të punojmë në ruajtjen e lirisë, ndërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe të mos harrohet kurrë amaneti i dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri të Kosovë”, është shprehur kryesuesja Kurteshi-Emini./Zhegra Ime/

 

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.