Në Zhegër është mbajtur sesioni i parë informues i granteve për Gratë Ndërmarrëse në Energji

 

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, në bashkëpunim me Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe organizatën gjermane “Help”, kanë mbajtur sot sesionin e parë informues në fshatin Zhegër për thirrjen në kuadër të programit të granteve për Gratë Ndërmarrëse në Energji.

Komuna e Gjilanit i fton të gjitha gratë ndërmarrëse që kanë biznese mikro ose fillestare e që duan të rrisin biznesin e tyre me teknologji më efiҫiente të energjisë, të ndjekin sesionin informues të radhës i cili mbahet me 26 Maj (e Merkure) 2021 nga ora 11:00 në Galerinë e teatrit në Gjilan.

Kjo skemë e granteve fiinancohet nga (MFK), me bashkëfinancim nga Komuna e Gjilanit.

Me shumë informata rreth mënyrës së aplikimit mund t’i gjeni në linkun e mëposhtem:

https://help-kosovo.org/ëomen-in-energy-simple-grate-ndermarrese-ne-energji-komponenti-i-thjeshte/

Afati i fundit për aplikim është data 4 qershor 2021, në orën 22:00./ZHEGRA IME/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.