Për raste të ndryshme vjedhjesh në Gjilan dhe rrethinë, arrestohen tre persona të dyshuar

 

Pas rasteve të vjedhjeve të që kanë ndodhur kohëve të fundit në zona të ndryshme të qytetit të Gjilanit dhe rrethinë, policia ka arrestuar tre persona për të cilët dyshohet se janë implikuar në raste vjedhesh dhe vjedhjesh të rënda.

Fillimisht është arrestuar i shumë kërkuari me iniciale F. S., i dyshuar për shumë vepra penale si:”Vjedhje e rëndë” në lokacione të ndryshme si dhe per veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Policia e Kosovës.

Njoftohet po ashtu se janë arrestuar edhe dy të dyshuar: L. S. me banim në Pejë dhe e dyshuara D. K. nga Gjilani, kurse dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer vjedhje të rënda.

Gjatë arrestimit tek i dyshuari kryesor F. S. është gjetur një pistolet e llojit “Ekol Special” 99,cal 9 mm dhe 2 fishek të kal. 7.65mm.

E po ashtu gjate kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe shumë sende me vlerë si: cigare të llojeve të ndryshme, TV plazma, Play station, mjete të punës, pjesë të automjeteve, telefona dhe gjëra të tjera të vjedhura në lokacione të ndryshme, të cilat do të përdoren si prova dhe dëshmi materiale lidhur me veprat e kryera, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme.

Të dyshuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë. Hetimet rreth këtij rasti vazhdojnë në koordinim me prokurorin e shtetit, njofton Policia./ZHEGRA IME/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.