PËRBALLË VETMISË

 

Fehmi Qerimi

Me zgjimet e stërvonuara vis-a-vis
po zbehem në rikthimin e të sotmes
nën atë qiell
të djeshmes së rishfaqur
bebëzave sall nostalgji
çasteve të papritura kohërave aritmi
Përballë kësaj vetmie nuk di
në jam diku mes hapësirash të blerta bukurish
apo përtej livadheve me kujtime
duke ecur zbathur që nga ajo fëmijëri
A thua mos po tretë mendja
përtej udhëkryqeve të harresës
larg nga ti…

 

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.