Policia jep detaje lidhur me dyshimin se është dhunuar një e mitur në Gjilan

 

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Gjilan pasi që dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër të mitur kosovare, transmeton Lajmi.net

Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është klasifikuar si “dhunim”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.