Policia me aktivitete vetëdijesuese për fëmijët se si të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt me trafik të zhvilluar

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i Komunitetit të stacionit policorë në Gjilan, në  zbatim të Strategjisë së Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi, e bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti për “Parandalimi e aksidenteve në trafik”, kanë  realizuar  aktivitetet të planifikuara me nxënës të shkollës fillore “Thimi Mitko” këtu në Gjilan.

Nxënësve dhe kalimtarëve të rastit u janë shpërndarë fletë palosje me porosi “Kalimi i rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalim për këmbësor”.

Aktivitetet kanë qenë të koordinuar në konsultim dhe bashkërendim me drejtorinë  e shkollës, dhe janë mirëprit si nga nxënësit ashtu edhe nga stafi i shkollës .

​Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët. /Zhegra Ime/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.