Policia parandalon një rast kontrabandës me mallra nga Serbia

 

Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

“Me datë 21.06.2022 rreth orës 00:10, njësia e taskforcës nga drejtoria e lartcekur gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimit, në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe përcjellë hyrjen e disa mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Serbia në Kosovë, me ç’rast ka arritur të parandalojnë kontrabandimin me mallra, ku si rrjedhojë janë kapur mallra të ndryshme, si pije alkoolike, mish i bluar, pjesë të automjeteve, fletore etj”, thuhet në njoftim.

Njësia e Policisë Kufitare me mbështetjen e Hetimeve Rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit janë duke punuar intensivisht për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.