Shqiptarja, kandidate në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Bellizona-s

 

Shqiptarja Lindita Osmani Durmishi, e cila jeton dhe punon në Zvicër, kandidon në zgjedhjet e 18 prillit për Këshillin Komunal të Bellizona-s, në kantonin Ticino, Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Lindita ka përfunduar studimet në Ekonomi dhe Menaxhim si dhe është duke përfunduar Masterin në Administrim Biznesi.

Punon si accounting manager dhe këshilltare për çështjet ekonomike për disa kompani prestigjoze në Zvicër. Ajo që nga viti 2007 është edhe përkthyese e gjuhës italiane.

Postimi i plotë i saj

Të nderuar/a bashkatdhetarë/e te komunes së Bellinzon-ës,

Zgjedhjet e 18 prillit po afrohen dhe dokumentet zgjedhore veçse kanë arritur.

Për t’u njohur më tepër, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e radhës, ku do të keni mundësi të bisedoni me mua në  cilësinë e kandidates, me “municipale”- kryezyrtarin e dikasterit të shërbimeve sociale, Zotëri Giorgio Soldini, presidenten e PPD Bellinzona, avokaten e mirënjohur Sara Gianoni Pedroni si dhe dy asamblistët e legjislaturës së kaluar, zotëri Ivan Ambrosini dhe Gabriele Pedroni.

May be an image of 1 person dhe text that says "Lindita OSMANI DURMISHI Carpe Diem!... insieme per una grande Bellinzona PPD 25 candidata al Consiglio Comunale Candidata nr. 25 Lista nr. 1"

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.