Shtëpia e re e Xherdan Shaqirit po kundërshtohet nga banorët e lagjes!

 

Futbollisti me prejadhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri (29 vjeç), po shkakton shqetësime në lagje e tij me projektin e tij të ndërtimit të shtëpisë në Rheinfelden AG.

Ende nuk është e sigurt kur Xherdan Shaqiri do të fillojë ndërtimin e shtëpisë dhe kur do të transferohet në shtëpinë e tij të re në Zvicër.

Për momentin fokusi i tij është në Lyon, ku ai nënshkroi marrëveshje trevjeçare këtë verë.

Anëtari i ekipit kombëtar zviceran dëshiron të ndërtojë vendbanimin e tij të ri në Rheinfelden AG – por është ndeshur me kritika dhe kundërshtime në lagje.

Xherdan Shaqiri

Ndërtimi i të cilës po kundërshtohet nga banorët e Rheinfelden në Zvicër, shkruan mes të tjera “Blick”

Shaqiri po planifikon ta ndërtojë një shtëpi ëndrrash shumëkatëshe me 270 metra katrorë. Në të përfshihet një pishinë, disa ballkone dhe një zonë e bukur e jashtme. Vila nga betoni ofron hapësirë të mjaftueshme për gjithë familjet.

Projekti i shtëpisë

Makinat e Shaqirit po ashtu nuk do të neglizhohen. Sipas planit, në garazhë në katin përdhesë mund të zë tri veturat e yllit të ri të Lyonit.

Aty ka edhe një stacion të karikimit elektrik. Projekti ishte planifikuar nga arkitekti Ernico Kyburz me seli në Kill]angen.

Siç ka shkruar “20 minute” një arkitekt vendas, vila do të mund të ndërtohet nëse plotësohen gjitha standardet dhe rregulloret e ndërtimit.

Pavarësisht kundërshtimeve të ndryshme nga banorët, aplikimi i ndërtesës është ende në pritje.

Ende nuk është e sigurt kur Xherdan Shaqiri do të fillojë ndërtimin e shtëpisë dhe kur do të transferohet në shtëpinë e tij të re në Zvicër. Për momentin fokusi i tij është në Lyon, ku ai nënshkroi marrëveshje trevjeçare këtë verë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.