Trajneri i Dritës: Presim ndeshje të vështirë ndaj Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur për ndeshjen e radhës që skuadra e tij e zhvillon kundër Llapit.
“E kemi një përballje shumë të vështirë ndaj një kundërshtari siç është Llapi, i cili ka ruajtur grupin dhe ka sjellë lojtarë shumë cilësorë. Kemi analizuar detajet më të vogla për t’i mbyllur pikat e tij të forta dhe normalisht do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë hapësirat që do t’i lë kundërshtari”, ka deklaruar Nuhiu.