Tregu që po ndërtohet në Zhegër mundësi e mirë për shqiptarët andej e këndej kufirit

 

Komuna e Gjilanit në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu” Sh.A në Gjilan, kanë nisur ndërtimin e tregut të gjelbër në Zhegër, meqë është lokaliteti më i madh për nga numri i banorëve në Zonën e Karadakut.

“Ndërtimi i këtij tregu në vetëvete ka disa qëllime, e që janë: dhënja e mundësisë së bashkëpunimit në mes të fermerëve, lehtësimi i shitjes së produkteve të tyre, si dhe takimet familjare të banorëve, andej e këdej kufirit’, tha për Gazetën Online “ Zhegra Ime”, Avdyl Jerliu, kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjës “Tregu” në Gjilan.

Sipas tij, projekti i tregut në Zhegër ka filluar së ndërtuari në fund të vitit 2020 dhe bazuar në planin dinamik të ndërtimit pritet të përfundoj gjatë pjesës së dytë të vitit 2021.

Jerliu tha se, Kēshilli i fshatit Zhegër ishte iniciator për implementimin e këtij projekti, kurse miratimi për jetësimin e kësaj nisme ka ardhur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Ky treg do të jetë një mundësi e mirë për tregëtimin e produkteve bujqësore nga bujqit e Zhegrës me rrethinë, e poashtu edhe për bujqit e Kumanovës dhe Likovës me rrethin”, theksoi Jerliu.

Madje do të jetë edhe një pikë takimi i banorëve të këtyre zonave, zona të ndara padrejtësisht për dekada me radhë.

Me fjalë tjera, me hapjen e kufirit Bellanovc –Stanҫiq, ëndrra e e banorëve të këtyre zonave është bërë realitet./Zhegra Ime/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.