Zhegra së shpejti edhe me ҫerdhe të fëmijëve

 

Në Zhegër është bërë renovimi i objektit të ҫerdhes së fëmijëve nga pjesa e jashtme,- rregullimi i ҫatisë, fasadimi dhe izolimi si dhe muri mbrojtës me rrethoja, mbrenda kësaj hapësire, ka njoftuar Muhadin Haziri, kryetar i Këshillit të fshatit Zhegër.

Sipas tij, punë të cilat nuk kanë përfunduar ende janë edhe fasadimi i plafonit si dhe pjesa tjetër e furnizimit me inventar, pastaj rregullimi i një pjese të oborrit me kubëza dhe vendosja e gypave prej betoni për përcjelljen e ujrave atmosferike në lumin e fshatit.

Haziri ka thënë se së shpejti do të përfundojnë edhe punët e mbetura dhe zhegrasit do të bëhen edhe me ҫerdhen e fëmijëve. /ZHEGRA IME/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.